Objekti misterioz që lëvizi natën nëpër qiell (Video)

Debra Thompson nga Karolina e Jugut të Shteteve të Bashkuara, e ka filmuar një objekt misterioz, që pluskonte natën nëpër qiell.

Në pamjet që janë shpërndarë në internet, shihet një rreth që duket sikur është i ndezur, ndërsa në sfond ajo dëgjohet duke komentuar, transmeton Telegrafi.

“Çfarë mund të jetë, është si një zjarr në qiell. Më duket sikur po na vrojton, nuk duket si lodër fëmijësh dhe e di që nuk është aeroplan”, ka thënë Thomson.

Lidhur me objektin e pazakontë, ajo i ka kontaktuar edhe autoritetet e një aeroporti që e ka në afërsi, të cilët kanë thënë se radarët e tyre nuk kanë kapur asgjë.

Shumë njerëz që i kanë parë pamjet, po mendojnë se është ndonjë aktivitet paranormal, por ashkush nuk ka dhënë ndonjë përfundim konkret. /Telegrafi/

TAGS