OBSH bën thirrje për rritje të prodhimit global të deksametazonit

OBSH bën thirrje për rritje të prodhimit global të deksametazonit

OBSH-ja bëri thirrje sot që të rritet prodhimi i deksametazonit dhe të shpërndahet sa më shpejt në të gjithë botën.

“Fatmirësisht, është një ilaç i lirë dhe ka shumë kompani prodhuese të deksametazonit në të gjithë botën, të cilat besojmë se mund ta shpejtojnë prodhimin”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për shtyp nga selia e organizatës në Gjenevë.

Ky steroid i fuqishëm është provuar efikas në trajtimin e pacientëve të sëmurë më rëndë me COVID-19.

TAGS