OBSH nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo

OBSH nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo

Mbi 800,000 fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3,500 njerëz të vdekur këtë vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qeveria e Kongos thanë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në pak më shumë se një javë.

OBSH-ja tha se epidemia po lëviz me të madhe.

Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi Ebola.

Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos.

Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.

“Republika Demokratike e Kongos po përpjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor”, tha Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSH-së për Kongon.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale, që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

TAGS