OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë

OBSH për koronavirusin: Më e keqja nuk ka ardhur akoma, jemi larg fundit të pandemisë

“Më e keqja nuk ka ardhur akoma.

Më vjen keq ta them, por me këtë mjedis dhe me këto kushte, kemi frikë nga më e keqja.

Një botë e ndarë ndihmon që koronavirusi të përhapet”- Këto kanë qenë fjalët e kreut të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Pandemia e koronavirusit ështe ende larg nga fundi.

Normaliteti i ri është që do të bashkëjetojmë me virusin.

Në muajt e ardhshëm do të na duhet edhe më shumë rezistencë, durim dhe zemërgjerësi”- shtoi më tej Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kujtojmë që deri tani në botë janë regjistruar 10,195,680 persona me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë 502,802.

TAGS