O’Conell: Kosova sfidohet me korrupsion

O’Conell: Kosova sfidohet me korrupsion

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, sot pasdite në një konferencë të përbashkët për media janë zotuar që me projektin e përbashkët do të arrijnë që ta avancojnë dhe forcojnë sistemin prokurorial për transparencë dhe llogaridhënie gjatë procesit të përzgjedhjes së prokurorëve dhe kryeprokurorëve në Kosovë.

Ambasadori O’Conell tha se Ambasada Britanike ofron mbështetjen Këshillit Prokurorial në rekrutimin prokurorëve të rijnë, me qëllim që qytetarët e Kosovës ta rikthejnë besimin në përzgjedhjen e prokurorëve në bazë të meritës, kualifikimit dhe pa ndikime politike.

Ambasadori britanik pati edhe një porosi për prokurorët në Kosovë.

“Shpresoj që ky projekt mund të jetë një fillim i mirë për rikthimin e besimit të qytetarëve. Kam një mesazh për prokurorët e Kosovës. Kam thënë shpesh herë që prokurorët e Kosovës mund të bëhen heronj të ri të Kosovës, sepse Kosova sfidohet për krim të organizuar dhe korrupsionit. Krimi që prek Kosovën, prek edhe Britaninë. Pra, ne kemi një interes të përbashkët që të bashkëpunojmë në këtë drejtim. Britania ka ofruar mbështetjen për sistemin prokurorial në Kosovë për dy vitet e ardhshme për të përmirësuar situatën”, theksoi O’Conell.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni theksoi se për dy vitet e ardhshme me ekspertët britanik dhe me ambasadën do të bashkëpunojnë në disa nga çështjet që janë strategjike për sistemin prokurorial të Kosovës.

Hyseni tha se po punojnë në zhvillimin e transparencës, në avancimin e llogaridhënies dhe pa dyshim projekti britanik është duke e ndihmuar Këshillin për çdo ditë në këtë drejtim.

“Ajo që po e bën këtë takim edhe më të veçantë, është edhe fakti që ne kemi vendosur që ta avancojmë fushën e bashkëpunimit, duke i lejuar projektit të Ambasadës Angleze për qasjen edhe në përzgjedhjen e zyrtarëve të lartë, në pozita menaxheriale për Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe tanimë jemi edhe në proces të përzgjedhjes së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Një proces i rëndësishëm për të cilin jemi pajtuar unanimisht të gjithë anëtarët e Këshillit, duke përfshirë edhe Prokurorinë e Shtetit. Qasja e ekspertëve britanik do të jetë ashti siç e kanë qasjen edhe Komisioni vlerësues. Në të gjitha proceset, por pa dyshim që procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit do të jetë i bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në ligjet bazike”, tha Hyseni.

Ai ka bërë të ditur se janë duke punuar në rregulloren, siç tha ai më të rëndësishme për preferencën./kp/Telegragi/

TAGS