O’Connell ka deklaruar se nuk do ta përkrah KQZ-në

O’Connell ka deklaruar se nuk do ta përkrah KQZ-në

Rritja e pagesave kesh për partitë politike nga 50 në 500 euro në projektligjin e ri për financimin e partive politike po konsiderohet si mundësi për korrupsion dhe keqpërdorim të fondeve.

Të paktën kështu thonë shoqëria civile dhe ambasadat e akredituara në Kosovë. Kurse hartuesit dhe shqyrtuesit e këtij projektligji e shohin si të arsyeshme këtë vendim.

I ashpër në ndryshimet e projektligjit është shprehur ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.

Sipas tij, ndryshimet e bëra i kanë humbur kuptimin gjithë projektligjit dhe se rritja e pagesës kesh për partitë politike iu jep mundësi kontrabandistëve. Duke u bazuar në gjitha këto, O’Connell ka thënë në “Fol hapur”, se nuk do të vazhdojnë të përkrahin KQZ-në.

Se ka të meta ky projektligj e thonë dhe shoqëria civile. Nga organizata “Çohu”, Arton Demhasaj shprehet se në dy aspekte negative draftligji i Qeverisë është ndryshuar nga grupi punues.

Sipas tij, është shtuar mundësia e madhe që partitë politike të keqpërdorin fonde dhe të korruptohen. Gjithë këtë, ai e konsideron se do të bëhet në bazë të rritjes së pagesave kesh për partitë politike nga 50 euro në 500 sosh.

Aspekt tjetër për Demhasajn është mungesa e transparencës për të dhënat financiare të partive politike. Ndryshe janë shprehur ata që e kanë shqyrtuar këtë projektligj në komisionin për Buxhet dhe Financa. Kryesuesi i grupit punues, njëherësh deputet i LDK-së, Naser Osmani e ka mbrojtur këtë vendim, duke thënë se rritja e kesh-it është e arsyeshme sepse jepet në kohë të fushatës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh anëtare e grupit punues të këtij ligji, Arbërie Nagavaci nuk e mohoi që atyre iu konvenon të rritet pagesa nga 50 në 500 euro.

Mirëpo, sipas saj ata kanë kërkuar që gjitha pagesat të bëhen në mënyrë transparente dhe përmes xhirollogarisë bankare. Projektligji për Financimin e Partive Politike ka ndryshuar dhe disa aspekte të tjerë, ku Zyra për Certifikimin dhe Regjistrim ka hy në kuadër të KQZ, ndryshe nga draftligji i Qeverisë. Aspekti tjetër është se në kuadër të këtij projektligji ka kaluar amendamenti i PSD-së, ku pritet në 6 mujorin e ardhshëm ta marrin fonde nga KQZ-ja.

TAGS