O’Connell: Ndryshimi i kufijve nuk do t’u jep fund tensioneve Kosovë-Serbi

O’Connell: Ndryshimi i kufijve nuk do t’u jep fund tensioneve Kosovë-Serbi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk do ta sillte fundin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një interviste për Euronews, duke shtuar se ekziston një numër traumash që dolën nga luftërat dhe lëvizja e kufijve nuk di t’i adresonte ato.

“Ekziston një numër traumash që dolën nga luftërat dhe lëvizja e kufijve nuk do t’i adresonte ato probleme mes dy vendeve”.

“Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë të mbeten fqinje, prandaj duhet të synojnë një të ardhme që nuk fokusohet mbi një kufi të ri por në një partneritet të vërtetë dhe miqësi”, ka thënë O”Connell, transmeton Klan Kosova.

Ambasadori O’Connell ka thënë se për të arritur rezultat pozitiv, të dyja vendet duhet të kenë një “qasje më transparente”, para se të arrijnë një lloj marrëveshjeje.

TAGS