O’Connell reagon ashpër – Ministria e Integrimeve ka shkruar fjalë që s’i kam thënë

O’Connell reagon ashpër – Ministria e Integrimeve ka shkruar fjalë që s’i kam thënë

Ambasadori në largim i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar ashpër përmes një shkrimi në Facebook.

O’Connell është ankuar se gjatë takimit të sotëm me Ministren Dhurata Hoxha, janë shtrembëruar fajlët e tij që ka thënë në takim pas publikimit të komunikatës për media nga Ministria e Integrimeve Evropiane.

Ai ka thënë se kur të largohet nga Kosova nuk do t’i mungojë sjellja jo profesionale dhe jo shoqërore e  politikanëve në Kosovë të cilët kanë keqinterpretuar fjalët e tij gjatë diskutimeve.

Postimi i plotë i O’Connell:

Një gjë që nuk do të më mungojë nga Kosova është praktika jo profesionale dhe jo shoqërore e politikanëve të Kosovë për të keqinterpretuar fjalët e mia.

Sot u takova me Ministren e Integrimeve Evropiane të cilën e kam mike të vjetër. Pas takimit, Ministria e saj publikoi një komunikatë për media duke më pozicionuar mua njëanshëm. Kjo nuk ishte në pajtim me ambasadën time. Ishte publikuar në media të cilat nuk ishin konsultuar me ambasadën time.

Në fakt, unë nuk kam dhënë kurrfarë opinioni sa i përket implementimit të MSA-së nga Kosova.

Ne nuk e kemi diskutuar atë.

Ne nuk i kemi diskutuar të drejtat e njeriut.

Ne kemi diskutuar sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë kam thënë se Kosova është në një pikë kyqe dhe duhet të ndërmarrë hapa të pastrojë skenën politike nga kriminaliteti.

Unë nuk kam dhënë asnjë vlerësim për punën e institucioneve.

Kjo ka ndodhur disa herë nga institucione dhe parti të ndryshme. Nga tash e tutje, ambasada ime do të korrigjojë çdo deklaratë që nxirret pa miratimin tonë.

Për të qenë sa më i qartë: Britania e Madhe nuk përkrah e as nuk kundërshton asnjë parti politike në Kosovë. Qytetarëte Kosovës kanë të drejtën dhe detyrën për të marrë përgjegjësi për votën e tyre dhe për pasojat.