Oferta e veçantë e një klubi, në Dubai: Sa më e shëndoshë femra, aq më shumë pije falas!

Oferta e veçantë e një klubi, në Dubai: Sa më e shëndoshë femra, aq më shumë pije falas!

Fusion Clubi, në Dubai, ka bërë së fundi një ofertë shumë të pazakontë.

Klubi i vendosur në hotelin me katër yje “Cassells al Barsha”, ka prezantuar një promovim, i cili u ofron grave pije falas në bazë të peshës së tyre

Sa më shumë që peshojnë, aq më shumë pije falas mund të marrin.

Një femër mund të peshojë veten në një peshore afër hyrjes së klubit, ose të shkruajë peshën e saj në një letër dhe t’ia japë babakieit.

Nëse një femër  peshon 60 kilogramë, ajo do të marrë pije falas në vlerë prej 60 AED dhe kjo marrëveshje vlen për të gjitha pijet.

TAGS