31 Dhjetor 2018 / 15:59
Ski në lëndinat me dëborë të maleve Galiçica dhe Jabllanica, vozitje me foriestrada..këto janë vetëm një pjesë e risive që u ofrohet një pjese të mysafirëve që kanë vendosur festat e fundvitit dhe ditët më pas t’i kalojnë në Ohër. Ideja është që përskaj pritjes standarde në disa nga objektet hotelerike me muzikë dhe ushqime tradicionale, mysafirëve t’u ofrohet diçka e re.
Tani përpiqemi që si Shoqatë e ciceronëve turistik dhe esnafit më të gjerë të vendosim edhe disa oferta dhe forma alternative të turizmit. Për shembull skijimin, turn of ski, kros kantri, disa forma të shëtitjeve nëpër vendet në natyrë duke shfrytëzuar sisteme XHi PI ES…- thotë Kliment Naumov, ciceron turistik në Ohër.
Ndërsa hotelierët parashohin ekskursione të ndryshme nëpër Liqe.
Çdo vit në pakon tonë për Vitin e ri, përveç akomodimit dhe ushqimit në hotel, njerëzve provojmë t’u ofrojmë sesi të kalojnë në Strugë dhe Ohër gjatë festave të Vitit të ri. Ne vendosëm shëtitje me anije- tha Ana Jançeva, menaxhere hoteli nga Struga
Sipas vlerësimeve, 80% e mysafirëve që për Vitin e ri do të qëndrojnë në Strugë dhe Ohër janë nga Bullgaria. Të tjerët janë nga Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi.
Miki Trajkoski