Me 16.08.2019 në ora 14.15 është lajmëruar se në Ohër, në rrugën lokale për në vendin e quajtur Cekoshtina, te udhëkryqi që çon për në “Portën e diellit” dhe rrugës së paasfaltuar lokale për fshatin Orman, L.V.(59) nga Ohri, i cili e ka parkuar veturën “Hjundai Aksent” me targa nga Ohri ka dal nga aty, transmeton Almakos.
Pasi që vetura nuk është siguruar, ka nisur që të lëviz prapa, pas së cilës L.V. ka tentuar që të futet në të, por nuk ka pasur sukses, ndërsa vetura ka vazhduar të lëvizë, pas së cilës L.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në spitalin “Shën Erazmo”.
Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Ohër.