Alsat 2019-11-16T16:29:45+01:00
Në vend që të përfundojnë në deponi, sasi të mëdha të vajit të përdorur për gatim nga rajoni i Ohrit çdo vit mblidhen dhe më pas dërgohen në përpunim dhe trajtim të mëtejshëm. Këtë e bëjnë disa kompani të autorizuara. Qëllimi i këtij projekti, të cilin Komuna e Ohrit e para filloi ta zbatojë që në vitin 2009 është vaji i përdorur për gatim nga kapacitetet hotelierike, restorante, por edhe amvisëritë që të mos hidhet me mbeturinat e tjera.
Ne kemi punuar edhe me amvisëritë. Kemi ndarë fuçi nga tre litra që ta mbledhin vajin që e gjenerojnë në shtëpitë e tyre gjatë gatimit të ushqimit. Disa kanë pranuar dhe tashmë bashkëpunojnë me kompaninë. Marrin fuçi të zbrazëta, ndërsa i kthejnë të mbushura. Ai proces vijon, por ajo sasi është më e vogël në krahasim me mbledhjen e këtij lloji të mbeturinave nga subjektet juridike- deklaroi Havza Rexep Kakil – Udhëheqës i sektorit të ambientit jetësor.
Sasitë më të mëdha vijnë nga kapacitetet hotelierike në rajonin e Ohrit dhe Strugës.
Tashmë disa vite hoteli Drim bashkëpunon me një kompani që e grumbullon vajin e përdorur në kuzhinë dhe e distribuon më tej. Bëhet fjalë për rreth një ton e gjysmë vaj në nivel vjetor. Më parë e hidhnim sepse nuk kishim opsion tjetër se çfarë të bëjmë me të. Tanë të paktën ky problem është zgjidhur- tha Ana Jançeva – Hotel Drim – Strugë.
Vaji i grumbulluar shfrytëzohet për prodhimin e bio masës, respektivisht energjisë bio. Edhe pse në vend prodhimi i energjisë përmes mbeturinave ende nuk është i zhvilluar, në vendet e zhvilluara kjo është përditshmëri.
Mendoj se ato e eksportojnë jashtë vendit, ku më tej bëhet përpunim i tij dhe më pas përdorët si lëndë e parë sekondare- shtoi Havza Rexep Kakil – Udhëheqës i sektorit të ambientit jetësor.
Në këtë mënyrë kontribuohet në ruajtjen e mjedisit jetësor, por edhe shëndetin e qytetarëve. Në 10 vitet e fundit vetëm nga një kompani private janë mbledhur rreth 190 ton vaj.
Miki Trajkovski
Loading…