Ohër, punëtorët e turizmit kërkojnë subvencione më të mëdha

Shteti duhet ta rrisë gamën e aktiviteteve në sektorin e turizmit që do t’i subvencionojë, rekomandojnë nga sektori i turizmit. Nga atje konsiderojnë se ka nevojë për lehtësime për më shumë produkte në turizëm dhe jo vetëm për operatorët turistikë të huaj që sjellin vizitorë në vend. Këtë e bazojnë në faktin se në vitet e fundit vendi ka shënuar rritje të numrit të turistëve dhe të prenotimeve.

Ata që vendosin duhet të shohin se subvencionimi i turizmit sjell rezultate. Vitin e kaluar, rreth 370 milion euro kanë ardhur nga turizmi, ndërsa në 10 vitet e fundit janë ndarë vetëm 8 milion euro për subvencione. Kjo tregon se subvencionet në turizëm paguhen dhe ata duhet të vazhdojnë edhe të rriten në një gamë më të madhe të produkteve që do të kthehen në mënyrë indirekte përsëri në shtet – deklaroi Cvetko Andreeski, Dekan në Fakultetin e Turizmit në Ohër.

Ne në disa tribuna dhe takime e kemi prekur këtë temë. Megjithatë, nuk është e formësuar deri në fund për shkak të kompleksitetit të problemit. Shpresojmë që me angazhim më serioz të të gjithë të prekurve me këtë çështje do të arrijmë të luftojmë disi për këtë -tha Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së hotelierëve të Ohrit.

Sipas Eurostatit, Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka pasur rritje më të madhe të numrit të prenotimeve turistike mes të gjithë anëtarëve të BE-së dhe vendeve kandidate. Në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017, ky numër është rritur për 18.9%, ndërsa dominojnë mysafirët e huaj me rritje prej 22 për qind.

I jemi afruar numrit të turistëve që e kemi pasur në vitin 1987 kur është regjistrua numri më i madh i turistëve të mbërritur dhe realizimi i prenotimeve në Maqedoni. Kjo është një rritje e ndjeshme – u shpreh Cvetko Andreeski, Dekan i Fakultetit të Turizmit Ohër.

Andreeski shpreson se ky vit do të jetë më i miri në historinë e turizmit, dhe numri i prenotimeve do të arrijë shifrën prej 4 milion.

Miki Trajkovski

Loading…

TAGS