Ohër, shfuqizohet koncesioni i menaxhimit të Liqenit

Ohër, shfuqizohet koncesioni i menaxhimit të Liqenit

Pas afro gjysmë viti menaxhimi me Liqenin e Ohrit, dhe fondin e peshqve në të, shteti ia revokoi lejen e koncesionit kompanisë “Letnica Belvica” nga Struga. Siç informoi sot ministri i bujqësisë, Trajan Dimkovski, koncesioni u revokua për shkak të parregullsive të konstatuara në punën dhe mosrespektimin e kontratës nga ana e koncesionarit, që nuk ka siguruar mbrojtje fizike të plotë, të fondit të peshqve, gjë që ishte në kundërshtim me kontratën. Peshkatarët e tjerë nga Ohri dhe Struga, kohët e fundit kanë akuzuar se janë angazhuar me kontrata dhe se askush nuk ka mbajtur evidencë për peshkun e kapur.

Nëse e marrin autoritetet lokale të Ohrit, Strugës dhe Pogradecit, do të kemi autoritete të fuqishme lokale, të fuqishme ekonomikisht, që të mund t’i zgjidhin të gjithë problemet ekonomike dhe ekologjike në liqenin e Ohrit, diç që e kërkon edhe UNESKO-ja. Është e domosdoshme ta marrin dhe të ruhet përmes satelitit”-theksoi Llazo Naumoski, ambientalist.

Naumoski thotë që gjendja me fondin e peshqve në liqenin e Ohrit është alarmante, sidomos me troftën dhe cironkën. Zhdukja e numrit të peshqve, sipas Naumoskit është për shkak të vendosjes të rrjeteve të larta në vitin 1986, si vegël peshkimi.

Koncesioneri privat për gjashtë vite po përpiqet të zë sa më shumë peshq. Nuk i intereson për pasojat që do të ndodhin”-pohoi Llazo Naumoski, ambientalist.

Nga Ministria e Bujqësisë njoftojnë se do të shpallet një thirrje e re publike. Koncesionari Milorad Çavkovski nuk pranoi të komentojë. Vetëm tha se për hapat e tij të mëtejshëm do të vendosë në mënyrë plotësuese.

Miki Trajkovski

Loading…