Pronarët e objekteve hotelierike në Ohër, që ndodhen përgjatë bregut të Liqenit, kanë humbur shpresat se do të marrin kompensim nga shteti për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e 6 muaj më parë. Gjysmë viti pas stuhisë ata thonë se në këtë drejtim nuk ka as edhe një shenjë nga institucionet kompetente.
Unë mendoj se nuk do të ketë asgjë nga ajo, sepse edhe jemi pjesërisht fajtor, njashtu edhe shteti. Atë që ne kemi bërë në mënyre të paligjshme, për atë vend paguajmë qira, si dhe një taksë komunale për pajisjet urbane. Për fat të mirë, kaloi pa viktima njerëzore”- tha Ljupco Patçev, hotelier.
Deri më tani nuk kemi asnjë njoftim se çfarë ndodh pas dorëzimit të dokumenteve për kompensimin e dëmeve. Ne presim që ta zgjidhin atë, por mendoj se janë ngadalësuar pak dhe të shohim kur do të realizohet kjo” -deklaroi Dimitar Zarçev, hotelier dhe pronar i një shtëpie
Pronarët e objekteve hotelierike thonë se çdo gjë që kanë riparuar, e kanë bërë me fondet e tyre kështu që të mund të hyjnë të gatshëm në sezonin turistik.
Ne kemi financuar dëmet me paratë tona. Nëse vazhdon kështu vera në shtator dhe tetor, të arrijmë në zero pozitive dhe ndonjë denar të kemi rezervë për muajt e dimrit do të jetë mirë, sepse e dini se si është në Ohër dimrit”- u shpreh Ljupco Patçev, hotelier.
Ashtu si Alsat njoftoi vlerësimet fillestare për dëmet e shkaktuara, janë rreth gjysmë milioni euro dhe deri te komisioni komunal për vlerësim të dëmit janë dorëzuar gjithësejtë 122 kërkesa për kompensim. Gjysma janë nga subjektet afariste, restorante dhe plazhe, ndërsa gjysma tjetër janë persona fizikë. Pritet që në seancën e radhës të këshillit të qytetit, elaboratet e bëra për dëmet të marrin dritën e gjelbër nga këshilltarët, pas së cilës i njëjti do të shqyrtohet nga komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve, dhe pastaj qeveria duhet ta ketë fjalën përfundimtare nëse dhe deri në çfarë mase do të kompensohen. Në komunën e Strugës janë dorëzuar vetëm 4 kërkesa nga personat fizikë, por siç kanë deklaruar kohët e fundit, prej atje nuk kanë mundur të parashikojnë vlerësimet e dëmeve për platformat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe të parregullt.
Miki Trajkovski