OJQ-të kundërshtojnë gazifikimin përmes Vodnos

Qindra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën sot në majë të malit Vodno pranë Kryqit të Mijëvjeçarit dhe shprehën paqësisht revoltën mbi punët ndërtimore, për ndërtimin e gazsjellësit. Me një shkrim në një pëlhurë të madhe ata shkruajtën “Jo përmes Vodnos” dhe thanë se nuk ishin kundër gazifikimit të kryeqytetit, por se nuk do të lejonin që mali të shkatërrohej. Nga iniciativa “E duam Vodnon”, iu përgjigjën qëndrimit zyrtar të Qeverisë se gazsjellësi i Vodnos është një projekt mjedisor me ndikim minimal në mjedisin jetësor. Qytetarët mendojnë se mali do të shkatërrohet për shkak se atje ekzistojnë lloje endemike, ka kafshë që janë të mbrojtura dhe thonë se do të ketë prerje të madhe të vegjetacionit me prishjen e rrjedhës së ujërave nëntokësore, bllokimin e kanaleve të kullimit dhe të ngjashme.

Ne nga nisma” E duam Vodnon “dhe qytetarët që u mblodhën, duam të themi se beteja nuk është e humbur dhe se ende po zhvillohet. Të dëshmojmë se shëndeti i qytetarëve të Shkupit është përpara betejës për pwrfitim dhe benefitit të gazifikimit. Ne nuk jemi kundër gazsjellësit, e kemi thënë disa herë në publik. Por themi se jemi kundër që gazsjellësi të kalojw nëpër malin Vodno- tha Andrea Jankov nga nisma qytetare “E dua Vodnon”.

Alsat

TAGS