Alsat-M 2019-06-13T15:23:00+02:00
Marrja e datës për fillimin e negociatave me BE, do tu jepte më shumë mundësi Organizatave qytetare dhe gazetarëve t’i bëjnë presion pushtetit për të realizuar reformat e duhura për anëtarësim. Këtë e konstaton analiza e bërë nga Eurothink, e ndihmuar nga Fondacionit Shoqëri e hapur. Fani Karafilova-Panovska nga ky Fondacion deklaron se në periudhën 2016-2019 shihet përparim në të gjitha kapitujt, në kriteret politike edhe ekonomike. Ndërsa dëshmohet se vendi nga shtet i robëruar është shndërruar në shtet me një sërë reformash.
Ka përparim të theksuar që neve na çon në konstatimin dhe insistimin që Këshilli i Evropës i caktuar për në Korrik, nëse nuk cakton datë të saktë për negociata për fillim të negociatave, në konstatimet e tyre shtete anëtare të bëjnë përpjekje dhe të definojnë kornizë konkrete kohore për fillimin e negociatave dhe për të njëjtën të sillet vendim për datën e fillimit të negociatave më së voni deri në tetor, kur edhe është caktuar Këshilli i ardhshëm i Evropës”- theksoi Fani Karafilova-Panovska FSHHM
Sipas Lupço Petkovskit nga Qendra Evropiane Eurothink, Qeveria i ka sjellë dokumentet kyçe, ndërsa mbetet që ata të implementohen, por për këtë duhet ndihmë edhe e BE-së.
Gjendjet tona të brendshme i dimë. Në këtë raport dhe raportin e fundit të KE, Maqedonia nuk është e përshkruar si shtet në të cilin rrjedh mjaltë dhe qumësht por si shtet i cila ka sjell një seri ligjesh që janë kyçe dhe që janë kërkuar nga ne. Tani duhet të punohet në implementimin e tyre. Ne duhet vet të ballafaqohemi me korrupsionin, rregullimin e administratës dhe problemet që i tangon qytetarët tonë por na duhet ndihmë edhe nga BE” – u shpreh Lupço Petkovksi, Qendra për Strategji Evropiane Eurothink
Mosdhënia e datës për Maqedoninë e Veriut dhe ngecja e nisjes së bisedimeve me BE-në, sipas drejtuesve të Këtyre Organizatave është ndëshkim jo vetëm për Qeverinë por edhe qytetarët.
Mefail Ismaili
Loading…