Olta Daku dekorohet me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin teatror ‘Othello’

Olta Daku dekorohet me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin teatror ‘Othello’

21:48 |

Olta Daku është shpërblyer me çmimin kryesorë në ‘International Theater Festival’.

Në festivalin “Othello” të mbajtur në Gostivar, aktorja e mirënjohur shqiptare Olta Daku është dekoruar me çmimin ‘Aktorja më e mirë’ pas performancës së saj, shkruan lajmi.net.

Aktorja është shprehur shumë falënderuese për këtë çmim dhe ka falënderuar publikun për përkrahjen e tyre.

I ngjajshëm

“Jurisë së nderuar , presidentëve aq të përkushtuar të festivalit teatror “Othello” Berat Saliu dhe Argjend Hasani ,spektatorit të mrekullueshëm , banorëve aq të dashur të Gostivarit , stafit të palodhur të Teatrit Aleksander Moisiu, falemnderit pafund
Driada Dervishi , ky çmim është për ty” kishte shkruar Olta në një postim në Instagram. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

21:51 |

TAGS