Olta Gixhari do bëhet nënë, aktorja në pritje të ëmbël

Olta Gixhari do bëhet nënë, aktorja në pritje të ëmbël

Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë!  Aktorja e cila që prej fillimit të karantinës u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj dhe ditët e izolimit i kaluan së bashku, duket se është në pritje të ëmbël.





E ndërsa karantina është drejt përfundimit, aktorja ka konfirmuar lajmin e bukur për publikun shqiptar. Ka qenë opinionisti Olti Curri ai që publikoi në InstaStory një video ku i drejtohej Oltës me humor:

“Moj Olta Gixhari? Do bëhesh gjë baba ti dhe s’di gjë unë? Se kështu dëgjova rrugëve të Tiranës.”

Pak më vonë, vetë Olta e konfirmoi lajmin e pritjes së ëmbël për “Revistën Who”. Në fakt një javë më parë Gazeta Shqiptare e paralajmeroi se Gixhari mund te ishte ne pritje te embel.

Mësohet se Olta i ka kaluar tashmë javët e rrezikut, mirëpo ka preferuar që shtatzëninë ta mbajë të fshhetë deri tani.

Ndërkohë, ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë.

TAGS