Olti Curri ‘thumboi’ Kidën për intervistën online, reagon këngëtarja

Olti Curri ‘thumboi’ Kidën për intervistën online, reagon këngëtarja
19:46 | 27 Dhjetor 2019

Kida i është kundërpërgjigjur Olti Currit, i cili e ‘thumboi’ lidhur me intervistën që do ta bëjë ‘live’ në Instagram.

Kida ka paralajmëruar një intervistë ‘live’ në Instagram, ku tha se do t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe gazetarëve, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja këtë vendim e mori për shkak të angazhimeve të shumta në fundvit dhe se nuk mund të jetë e pranishme në secilin emision që është ftuar.

Por, Olti Curri, përmes disa videove në Instagram, e ‘thumboi’ Kidën lidhur me këtë intervistës.

Sipas tij, këngëtarët i bëjnë kot këto intervista të këtij lloji, ngase nuk tregojnë asgjë nga jeta private dhe mund t’iu bësh vetëm pyetje si “E do më shumë mamin apo babin dhe me cilin këngëtar dëshiron të bësh duet”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kidës, e cila ripostoi videon e Oltit dhe shkruan “Hahahahah do ta tregoj nje sekret ty”. /Lajmi.net/

TAGS