On Records kthen përkohësisht në Youtube këngët e Mozzik dhe Getinjos

On Records kthen përkohësisht në Youtube këngët e Mozzik dhe Getinjos

Hitet e Mozzik dhe Getinjos janë kthyer në Youtube por përkohësisht.

Reperët Mozzik dhe Getinjo karrierën muzikore e nisën me projektet e suksesshme që ishin prodhim i kompanisë ‘On Records’ me të cilët edhe kishin kontratë, shkruan lajmi.net.

Në fillim të vitit që lamë pas, dy vëllezërit Aliu, reperët Mozzik dhe Getinjo kanë dalë nga kompania në fjalëme  të cilët kanë numëruar disa projekte të suksesshme muzikore të cilat më pas u shndërruan në hite.

Pas prishtjes së marrëveshjes, ‘On Records’ i kanë fshirë këngët të cilat u takonin atyre, e tani para pak minutash është vënë re se janë kthyer sërish në Youtube.

Lajmi.net ka kontaktuar me menaxherin e kësaj kompanie për të marrë më shumë informacione lidhur me rikthimin e këngëve të ish- anëtarëve të grupit.

Met Elshani për lajmi.net tha se është e vërtetë që këngët janë kthyer në Youtube mirëpo përkohësisht.

“Janë kthyer për shkak që shumë njerëz kanë fut në mënyrë ilegale videot tona dhe duke qenë se ishte e pamundur për t’i hequr një nga një i kemi rikthyer këngët në mënyrë që t’i kap sistemi të gjitha përnjëherë dhe të fshihen. Pra janë kthyer përkohësisht”, tha ai.

Duhet kujtuar se pas largimit nga ‘On Records’, kjo kompani u ka kërkuar dëmshpërblim dy rep-artistëve dhe bazuar në suksesin që kanë arritur sa ishin brenda grupit dhe investimet që janë bërë për ta si artista të rinj, është bërë llogari e cila ka dalë se kompania mund kërkojë dëmshpërblim në vlerë prej 1.4 milion eurove.

Procesi gjyqësor në mes të dyja palëve është ende duke vazhduar./Lajmi.net/

TAGS