Alsat 2019-08-22T17:50:26+02:00
Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni po zhvillohet në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës. Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra. Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, ndërsa policia po vazhdon me aksionin për shkak të dyshimeve se mund të ketë më shumë persona të involvuar. Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe me çfarë qëllimi është futur në makinë. I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa për disa minuta polica ka arritur të përfundoj me sukses një pjesë të aksionit.
Loading…