Operacioni ‘Nikla’/ Abuzuan seksualisht me 17-vjeçaren, 4 të arrestuar dhe dy në kërkim

Operacioni ‘Nikla’/ Abuzuan seksualisht me 17-vjeçaren, 4 të arrestuar dhe dy në kërkim

Pas një hetimi 8-mujor, Policia e Krujës, në kuadër të operacionit të koduar ‘Nikla’ ka arrestuar 4 persona të cilët akuzohen për kultivim kanabisi si dhe abuzim seksual ndaj një 17-vjeçareje.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për mediat, Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në ngjarje. Raportohet se të rinjtë, kanë nxitur 17-vjeçaren gjithashtu për përdorimin e drogës

Personat që kanë rënë në pranga janë:

Finalizohet pas një hetimi 8-mujor, operacioni policor i koduar “Nikla”.

Operacioni nga Policia e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe shfrytëzuan seksualisht një 17-vjeçare, vihen në pranga 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, pas 8 muaj hetimesh për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të disa shtetasve, në fushën e narkotikëve dhe shfrytëzimit për prostitucion, finalizuan operacionin policor të koduar “Nikla”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

E. C. (Ç)., 28 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë;

F. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në Itali;
L. S., 17 vjeç dhe A. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë;

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.