Alsat 2019-06-25T15:47:05+02:00
“Kjo që po flisni nuk ka lidhje me Komisionin”, tha Zhaklina Lazarevska, kryetare e Komisionit parlamentar për Arsim.
“Ju lutem të keni sjellje parlamentare, në asnjë mënyrë nuk është e turpshme. Këto janë çështje të hapura për të cilat të gjithë duhet të gjejmë zgjidhje. Ju lutem kryetare më lejoni të shprehem!”, pohoi Blagica Lasovska nga VMRO DPMNE.
Dorëheqja e zv/ministrit të Arsimit përplasi ashpër pushtetin dhe opozitën në komisionin parlamentar për arsim, në të cilin duhej të diskutohej gjendja në arsimin fillor. Deputetët e opozitës maqedonase mes tjerash akuzuan se ish zv/ministri Atanasov ka dhënë dorëheqje për shkak se nuk i është lejuar hapja e procedurave që kanë të bëjnë me Universitetin e Tetovës.
“Përse ish kolegu ynë dhe ish ministër i Arsimit dha dorëheqje, a është e vërtetë se ka pasur shtypje që të mos i hap procedurat për Universitetin e Tetovës… ekzistojnë çështje shumë të mëdha që janë në pyetje”, theksoi Blagica Lasovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
“Kjo duhet të jetë valë e shprehjes së pakënaqësisë së ministrave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i cili në fund të fundit do të mbahen mend për një gjë.. nëse duam ta shohim anën pozitive të historisë. Se nuk kanë arritur ta realizojnë atë për të cilën janë angazhuar”, pohoi Dimitar Stevananxhija, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ministri i Arsimit hodhi poshtë akuzat e opozitës ndërkohë pranoi se në dikasterin e tij ka ende shumë për tu bërë që të arrihen reformat.
“Në asnjë mënyrë nuk është e saktë kjo dhe absolutisht për këtë nuk është diskutuar apo të ketë qenë ndonjëherë temë kudo qoftë.. mendoj se arsyet për dorëheqjen apo aktin personal Petar Atanasov e shprehi dje përmes rrjeteve sociale. Nuk mbrojmë në asnjë mënyrë askënd dhe të gjitha rregullativat ligjore duhet të respektohen. Inkurajojmë të gjithë institucionet të veprojnë në bazë të rregullativave ligjore”, tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë debatit deputetët opozitar hodhën akuza edhe për mos përmbushjen e premtimeve si dhe mos realizimin e reformave në arsim. Ndër tjera ata përmendën edhe kushtet e rënda nëpër konviktet studentore e shkolla, pagat e punonjësve në arsim si dhe incidentet e ndodhura nëpër hapësira shkollore.
Vjollca Aliti
Loading…