Opozita i harron zgjedhjet

Opozita i harron zgjedhjet

Ndonëse para disa muajsh në çdo paraqitje publike dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e përmendnin vazhdimisht nevojën për shkuarjen në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe rrëzim të Qeverisë “Haradinaj”, kohëve të fundit këto kërkesa të opozitës janë zbehur.

Teksa partia opozitare PSD-ja disa muaj më parë i ka dorëzuar nënshkrimet për rrëzim të Qeverisë, zyrtarë të kësaj partie thonë që ende nuk është gjetur një dakordim mes partive opozitare për këtë proces.

Në anën tjetër përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje vazhdojnë të vlerësojnë që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, mirëpo të njëjtit pranojnë se aktualisht ky proces është i pamundur për shkak të mospasjes së votave, shkruan Zeri.

Kurse deputetë të koalicionin qeverisës kërkesat e opozitës për zgjedhje i shohin si joserioze dhe aspak të rrezikshme. Ata vlerësojnë që koalicioni PAN është stabil dhe si i tillë do të qeverisë deri në fund të mandatit.

TAGS