Opozita jo-parlamentare ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin për reformën zgjedhore

Opozita jo-parlamentare ulet në tryezë me Gjiknurin dhe Hajdarin për reformën zgjedhore

Pasi Lulzim Basha u shpreh se opozita mandatonte Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për reformën zgjedhorë, këta të fundit u bënë pjesë e një tryezë të thirrur nga mazhoranca.

Në orën 13:00 në kuadër të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e Reformës Zgjedhore”, u mblodh një tryezë mes palëve, pjesë e të cilës janë edhe dy të mandatuarit e opozitës së bashkuar. Tryeza po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm në tryezë janë gjithashtu, Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, përfaqësues i Partisë Socialiste, si edhe bashkëkryetarja tjetër e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari, përfaqësuese e opozitës parlamentare.

3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore

Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.