OPPO njofton kamerën e parë selfie nën ekran

OPPO njofton kamerën e parë selfie nën ekran

Pasi filloi ta promovonte atë në fillim të muajit, OPPO siç pritej, ka zbuluar kamerën selfie nën-ekran, në MWC Shanghai.

Kompania zyrtarisht e quan atë USC, shkurtesë për Under-Screen Camera, dhe kjo në thelb do të thotë që kompania ka futur kamerën selfie prapa ekranit.

Pjesa e ekranit nën të cilën ndodhet kamera, përdor një hapësirë ​​transparente, me një strukturë pikselësh të ridizajnuar që lejon dritën të kalojë.

Sensori prapa është më i madh se ai i përdorur nga kamerat standarde të selfie-ve, për të kapur më shumë dritë.

Kjo pjesë e veçantë e panelit, sipas OPPO, është ende e ndjeshme ndaj prekjeve, si pjesa tjetër e ekranit, dhe cilësia e ekranit nuk kompromentohet në asnjë mënyrë.

Për të përballuar sfidat e vendosjes së ekranit para kamerës, OPPO ka zhvilluar algoritme të veçanta për të përmirësuar fotot, por pranon se teknologjia ende është në fillimet e saj dhe tani kompani gjithashtu thotë se ajo është “në të njëjtin nivel me pajisjet kryesore”.

Një telefon OPPO me USC do të vijë në të ardhmen e afërt.

https://twitter.com/oppomobileindia?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1143789431360561152&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Foppo-njofton-kameren-e-pare-selfie-nen-ekran%2F

TAGS