Ora e Gheddafi shitet në ankand për 170 mijë euro

Ora e Gheddafi shitet në ankand për 170 mijë euro

Një nga orët e liderit të Libisë, Muammar Gheddafi është shitur në ankand për më shumë se 170 mijë euro. Çmimi reali një ore të tillë me ar të bardhë 18 karat është në fakt rreth 20 mijë euro.
Brenda orës ka një mbishkrim në arabisht. “Vetëm në kohën kur kë nevojë do të gjesh lirinë” i cili shoqërohej nga firma e Gheddafit.

Lideri njohur i Libisë ndërroi jetë në vitin 2011 pas një sulmi në Sirte. Fillimisht u raportua nga mediat ndërkombëtare se koloneli ishte plagosur në këmbë, por më tej u njoftua se Gaddafi ndërroi jetë ndërsa po transportohej me ambulancë.

Në Spitalin e Misurata-s, ish-dikatori mbërriti i vdekur. Koloneli u kap ndërsa po tentonte që të largohej nga qyteti i tij i lindjes, Sirte. Por një sulm i NATO-s i mbështetur edhe nga rebelët, plagosi Geddafi-n.

TAGS