Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve

Orari dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini për shortin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve

Menjëherë pasi Barcelona triumfoi ndaj Chelseat në Camp Nou, gjithë pyetjet e tifozëve lidhen me shortin e çerekfinales.

Telegrafi Sport, i cili do t’ju mbajë të informuar në kohë reale dhe më poshtë jemi përgjigjur në të gjitha pyetjet e mundshme nga ju:

Kur është shorti i LK-së për çerekfinale?

Ai do të mbahet te premten me 16 mars dhe fillon nga ora 12:00.

Ku mund ta shikojmë?

Me shumë mundësi UEFA do ta transmetojë atë në kanalin e saj zyrtare në YouTube, por nëse jeni pranë televizorit, atëherë në Eurosport. Normalisht dhe në faqen e Telegrafit.

Kush me kë mund të përballet?

Për dallim nga shorti i 16-të të fundit, ai për çerekfinale nuk ka rregulla. Pra, edhe skuadrat e një lige mund të luajnë në mes vete në këtë fazë.

Ndërsa ajo skuadrës që zgjidhet e para do të luajë ndeshjen e parë si vendas.

Kur do të luhen ndeshjet?

Ndeshjet e para do të luhen me 3/4 prill, ndërsa të dytat një javë më vonë më 10/11.

Cilat skuadra janë kualifikuar në çerekfinale?

Liverpool, Manchester City, Real Madrid, Roma, Juventus, Sevilla, Bayern Munich, Barcelona.

Kur dhe ku luhet finalja?

Kiev, Ukrainë, më 26 maj. /Telegrafi/