Orari i ndeshjeve të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Orari i ndeshjeve të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Të mërkurën dhe të enjten do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së XXII në IP Superligën e Kosovës në basketboll.

Të mërkurën me fillim nga ora 17:00, Rahoveci e pret Borean, kurse duke filluar nga ora 18:00, Peja është nikoqire e Trepçës.

Ndërkaq të enjten në program është një ndeshje, ajo ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës, e cila do të fillojë në ora 19:30, thuhet në një njoftim të FBK-së.

Duhet theksuar se të dielën është zhvilluar dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Kerasan Prishtinës, që i ka takuar xhiros së XXII, ku fitore ka regjistruar skuadra nga Suhareka me shifrat 99:71.

Më të dalluarit te Golden Eagle Ylli ishin Marvin Smith me 18 pikë e 7 kërcime, Dragan Sekelija me 15 pikë, 16 kërcime e 3 asistime, Egzon Kuqi me 15 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Michael Harmon me 15 pikë, 3 kërcime e 7 asistime, Artin Gashi me 14 pikë e 6 kërcime dhe Leonard Mekaj me 10 pikë e 13 asistime.

Te Kerasan Prishtina më efikasit ishin Gent Shala me 17 pikë e 7 kërcime, Kujtim Ujkani me 14 pikë e 6 kërcime dhe Arbnor Haliti me 11 pikë e 5 kërcime.