Organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, gjobitet me 1 milion lëkë pronari i lokalit në Tiranë

Organizoi dasmë në kundërshtim me ligjin, gjobitet me 1 milion lëkë pronari i lokalit në Tiranë

Policia e Tiranës ka gjobitur me 1 milion lekë gjobë, pronarin e një restoranti dasmash, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.



Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Paskuqan, një restorant në të cilin organizoheshin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar kufizimin e përcaktuar nga Policia e Shtetit.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin M. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.