Drejtori i Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut-Transport, Orhan Murtezani, që është nga radhët e partisë Alternativa, sot i dëshiroi mirëseardhje punëtorëve të rinj, transmeton Almakos.
“ Të punësuarve të ri në Hekurudhat Republikës sê Maqedonisë së Veriut – Transport ju dëshirova mirësardhje dhe shumë sukses në punë.
Nga 32 të punësuarit, 22 janë shqiptarë, me çka konkursi i fundit, ka rritur ndjeshëm edhe përfaqësimin e shqiptarëve në këtë kompani. Sa për krahasim, në vitin 2018, numri i shqiptarëve të punësuar në HRMV ka qenë 11, ose 1.16, ndërsa aktualisht nga gjithësej 946 të punësuar, 82 janë shqiptarë, ose 8.6 për qind. “, shkroi Orhan Murtezani.