Oriola dhe Eros shijojnë pushimet së bashku/ Modelja ngacmon partnerin në Instagram

Oriola dhe Eros shijojnë pushimet së bashku/ Modelja ngacmon partnerin në Instagram

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë një nga çiftet më të përfolur së fundmi. U tha se dyshja i kishte dhënë fund marrëdhënies për shkak se nuk ndiqeshin në rrjete sociale, mirëpo ata vërtetuan menjëherë të kundërtën duke u nisur për pushime së bashku.



Çifti i njohur ka zgjedhur një nga resorted luksoze në Turqi për të kaluar këto ditë të nxehta korriku. Ditën e sotme Eros ka publikuar një foto ku përshkruan vendin në të cilin ndodhen.

“Vend i mrekullueshëm për t’u relaksuar dhe trajnuar”, shkruan ai, por vëmendjen e ka marrë komenti i Oriolës.

“Dhe dashuri”, ia kthen modelja. Me sa duket dyshja po kalon momente mjaft romantike pranë njëri-tjetrit dhe kanë hedhur posht zërat për një krizë mes tyre.

TAGS