“Ose janë paguar shumë ose me thërrime”, Xhoda tregon sa u pagua për rolin në “I Love Tropoja”

“Ose janë paguar shumë ose me thërrime”, Xhoda tregon sa u pagua për rolin në “I Love Tropoja”

Aktori i dashur për publikun, Irgen Çela i njohur si “Xhoda”, i ftuar në “Glamour Zone”, ndër të tjera foli dhe për pagesën në filmin “I Love Tropoja”.





I cilësuar nga Ermal Mamaqi si një ndër aktorët më të mirë, ja sa e pagoi ai për rolin në filmin në fjalë.

Ester Bylyku: Sipas gojëve të liga është thënë se për atë film, aktorët ose janë paguar shumë ose me thërrime.

Irgen Cela: Unë personalisht jam shumë i kënaqur me pjesën time se sa jam paguar. Jam i kënaqur nga çdo gjë në atë film.

Më pas moderatorja e pyeti Irgenin edhe për këngëtaren Enca, e cila kishte një rol kryesor në film.

Ester Bylyku: Më kanë thënë gjithashtu që Enca është një tip shumë i vëshitë për të bashkëpunuar, thonë që sillet pak si Diva.

Irgen Cela: Jo fare. Enca është shumë e thjeshtë në punë dhe shumë profesinale. Unë e kam njohur në marrëdhënie me aktrimin dhe jo në raport si këngëtare dhe ishte shumë korekte me çdo gjë. Vërtet për t’u befasuar. Në kokën time edhe unë këto përshtypje kisha por nga afër ishte tjerër.

TAGS