12 Mars 2019 / 13:44
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani i pyetur nëse BDI-ja kë këruar të ndërrohet i tërë ekipi i PSP-së, në krye me Katica Janevën, tha se BDI-ja asnjëherë nuk e ka hapur këtë çështje.
“Absolutisht kjo nuk ka qenë kërkesë e BDI-së. Atë që ne bisedojmë në pikëpamje të ligjit për prokurori, është se si të rregullohet çështja e përfaqësimit të drejtë”, tha Osmani në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas promovimit të Qendrës koordinative kombëtare për shkatërrimin e krimit të organizuar.
Osmani tha se BDI-ja do të vazhdojë përpjekjet që të sigurohet shumicë dhe të miratohet ligji i ri për prokurori publike, ku përfshihet PSP-ja, pasi sipas tij është element i rëndësishëm në rrugën drejt zbatimit të reformave.
Loading…