https://www.youtube.com/watch?v=eRHNkglGG90
Alsat 2020-01-22T19:38:21+01:00
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, është vet ftuar në Komisionin Antikorrupsion për të diskutuar rreth strategjisë kombëtare kundër korrupsionit. Megjithëse Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit është organ i pavarur dhe i përgjigjet vetëm Parlamentit, në mbledhjen e sotme kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha se Zëvendëskryeministri Osmani kishte kërkuar nga zyrtarët e antikorrupsiotni të shpjegojnë se si kanë punuar për muajt e fundit. Ai gjithashtu ishte i interesuar nëse ata janë të gatshëm për zgjedhjet e ardhshme dhe si do t’i tejkalojnë problemet materiale dhe teknike.
Treguam keqardhjen tonë që sugjerimet që i kemi bërë grupit të punës për kodin zgjedhor ende nuk janë miratuar për shkak të afateve të shkurtra supozoj, por kjo është”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.
Osmani, nga ana tjetër takimin e sotëm nuk e sheh si presion ndaj zyrtarëve të antikorrupsionit. Ai vlerëson se sukseset e Komisionit në luftën kundër korrupsionit janë sukseset e shtetit që i ka paraqitur para Bashkimit Evropian. Për të justifikuar pse shkoi sot në organin antikorrupsion, Osmani thotë se është takuar rregullisht edhe me prokurorinë dhe gjyqësorin. Zyrtarët e antikorrupsionit u ankuan për kushtet e punës dhe theksuan se gjatë gjithë vitit i kanë pritur hapësirat e premtuara, në mënyrë që të funksionojnë siç duhet.
Ile Petreski
Loading…