20 Shkurt 2019 / 12:44
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot qëndron në Bruksel ku do të realizoj takime pune me zyrtarët e lartë të BE-së Federika Mogerini dhe Johanes Han.
Në margjinat e vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në Konferencën në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).
Nga Brukseli, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë për në Vjenë ku do të merr pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë, në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel.
Loading…