14 Shtator 2018 / 9:30
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot do të realizojë takim me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, Audin Halvoresen.
Takimi, siç ishte paralajmëruar, do të jetë në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, ku do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.
Osmani dhe Halvorsen, në suaza të vizitës, do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim midis Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë dhe UNOPS, Zyra për shërbime të projekteve të KB-së.