10 Mars 2019 / 20:33
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të qëndrojë në Bukuresht, Republika e Rumanisë, ku do të merr pjesë në takimin joformal ministror të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, së bashku me Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë për Çështje Evropiane të vendeve – anëtare të Bashkimit Evropian, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë evropiane.
Takimi mbahet në kuadër të kryesimit të Rumanisë, si përgatitje e përgjithshme para Samitit të madh kushtuar ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu, Rumani 9 maj.
Loading…