Otamendi nis bisedimet me gjigantin e La Ligas

Otamendi nis bisedimet me gjigantin e La Ligas

Atletico Madrid po punon për të rikthyer në Spanjë mbrojtësin Nicolas Otamendi.

31 vjeçari spanjoll, mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, për t’u transferuar në La Liga.

‘AS’ shkruan se Atletico Madrid, kanë nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, për një transferim të mundshëm në ‘Wanda Metropolitano’, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra spanjolle është vënë në kërkim të lojtarëve që do të zëvendësonin Lucas Hernandez i cili i është bashkuar Bayern Munich, dhe Diego Godin që pritet të kalojë te Interi në Serie A.

Otamendi ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2022, por lënia jashtë formacionit nga Pep Guardiola ka bërë që ai të mos jetë i kënaqur me situatën e tij në ‘Etihad Stadium’.

Reprezentuesi argjentinas, është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015, kur ishte transferuar nga Valencia./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS