“Ou, paske tre fëmijë” Silvana Bushati tregon si e talli polici: Fodulli

“Ou, paske tre fëmijë” Silvana Bushati tregon si e talli polici: Fodulli

Modelja Silvana Bushati në emisionin “360 gradë” solli një rast personal, me djalin e saj të sëmurë dhe përballjen e një polici, që sipas saj ishte fodull.





Bushati: Një të dielë kisha djalin, vajzën mora dhe mbesën që të më shoqëronte dhe i nxora fëmijët e mi. Në lodrat djali u sëmur dhe kishte temperaturë 40 dhe po kthehesha për të çuar në spital. Nëse do merrja ambulancën do prisja dy orë aty. Rrugës më ndalon një polic, djalin e kisha në vend të parë. Nuk thotë se çfarë halli ke që po ecën shpejt, thotë: Ti goce ça pozicioni pune ke? I them: Kam djalin sëmurë do ta çoj në spital. Ou- thotë- paske dhe tre fëmijë ti. Çfarë mund të pretendoj nga ai polici. Ai është një polic fodull.

TAGS