Ozil dhe Kolasinac mungojnë kundër Newcastle, kjo është arsyeja

Ozil dhe Kolasinac mungojnë kundër Newcastle, kjo është arsyeja
18:57 | 9 Gusht 2019

Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac nuk do të jenë të gatshëm të paraqiten në ndeshjen e parë të Premierligës.

Premierliga angleze këtë fundjavë starton me sezonin 2019/2020.

Arsenal në kuadër të xhiros së parë janë mysafir të Newcastle United, në ‘St James’ Park’.

Për këtë ndeshje, trajneri Unai Emery nuk do të mund të llogarisë në dyshen Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac.

Të dy këta janë lënë jashtë skuadrës, shkaku i incidenteve të mëtejshme të sigurisë, që po hetohen nga policia.

Arsenal ka konfirmuar se lojtarët janë duke u marrë me policinë, për sigurinë e tyre dhe të familjeve.

Ozil dhe Kolanisc kanë qenë cak i një sulmi në Londër dy javë më parë, ku u tentua të vidhej vetura e mesfushorit gjerman./Lajmi.net/

TAGS