Ozil konfirmon të ardhmen

Ozil konfirmon të ardhmen
10:17 | 17 Tetor 2019

Mesut Ozil ka mohuar spekulimet se ai do të largohet nga Arsenali gjatë një periudhe pasigurie, duke këmbëngulur që Emirates është “shtëpia” e tij dhe se ai do të respektojë kontratën e tij që përfundon në verën e vitit 2021.

Ozil, një nga nënshkrimet e profilit më të lartë që ‘Topçinjtë’ kanë bërë në vitet e fundit, nuk ka gjetur minutat e duhura nën trajnerin e ri Unai Emery, me fituesin e Kupës së Botës që përdoret rrallëherë, pavarësisht se është një nga lojtarët kryesor të klubit.

Emery ndezi gjithçka kohët e fundit kur i tha shtypit se Ozil nuk ishte përzgjedhur për skuadrën e tij për shkak të lojtarëve të tjerë që ishin “më të merituar” për ta kompletuar 18-shen, përcjell lajmi.net.

“Jo”, i tha Ozil The Athletic në lidhje me spekulimet e largimit. “Unë kam një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe do të qëndroj deri atëherë”.

”Kur firmosa marrëveshjen e re, mendova shumë me kujdes për të dhe thashë se ishte një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës sime futbollistike. Unë nuk kam dashur të qëndroj vetëm një ose dy vjet më shumë, kam dashur të angazhoj të ardhmen time te Arsenali dhe klubi donte që unë të bëja të njëjtën gjë”.

“Ju mund të kaloni kohë të vështira, si kjo, por kjo nuk është arsye për të ikur dhe nuk do të shkoj. Unë jam këtu së paku deri në 2021”, u shpreh mesfushori gjerman. /Lajmi.net/ 

TAGS