P.Diddy ndihet i pikëlluar në varrimin e ish-gruas, Kim Porter

P.Diddy ka humbur ditë më parë ish-bashkëshorten, e cilës sot iu dha edhe lamtumira e fundit.

Reperi i famshëm është fotografuar duke qëndruar vetëm në varrin e Kim Porter në Evergreen Memorial Garden Cemetery në Columbus të Gjeorgjisë.

Ai qëndron i pikëlluar në varrin e të ndjerës gjera kishte të veshur një smoking bardhezi.

Theksojmë se qindra njerëz morën pjesë në funeralin e aktores gjersa thuhet se Porter është varrosur në një arkivol ari.

Kim po prehet pranë varrit të nënës së saj Sarah Porter, e cila vdiq në vitin 2014.

Ndryshe, aktorja ka tre fëmijë me Combs dhe një djalë nga marrëdhënia me Al B. Sure!, gjersa mjekët po presin përgjigjen e analizave shtesë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. /Telegrafi/

TAGS