Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues pa energji elektrike do të mbeten një pjesë shfrytëzueseve nga komunat Kisella Vodë dhe Saraj, kumton QRMK – Shkup.
Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e objekteve të firmave në qarkun e ish fabrikës – Staklara, kurse nga ora 09:00 deri 12:30 shfrytëzuesit e rrugës “Metodia Patçev” nga nr 27 deri te nr 33 dhe rruga “Anton Dimitrov” në nr 134 dhe nr 154 në lagjen e Draçevës, në Komunën e Kisella Vodës.
Sipas paralajmërimit, nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten fshatrat: Semenisht, Bukoviç, Çajlanë, Arnaqi, Llaskarcë, Paniçar dhe Rahoviç, komuna e Sarajit.