Pacientët mund t’i ndiejnë përsëri këmbët falë protezës bionike

Pacientët mund t’i ndiejnë përsëri këmbët falë protezës bionike

Këmbët mund të ndihen sërish dhe kjo ka ndodhur te dy pacientë me këmbë të prera, ku përmes një protezë të re bionike, për herë të parë në botë, dërgohen në sistemin nervor informacione për lëvizjen e gjurit dhe kontaktit të këmbës me tokën.

Kjo falë një bashkëpunimi mes njeriut dhe makinerive që lejon perceptimin e protezës në një mënyrë më të natyrshme duke zvogëluar dhimbjen.

Rezultatet janë botuar në revistën ”Nature Medicine”.

“Studimi demonstron edhe një herë potencialin e madh të stimulimit intranervor, të cilin e kemi eksperimentuar deri më tani për dorën e njeriut”, thonë studiuesit.

“Qëllimi ynë tjetër është të zhvillojmë implantet për stimulim intranervor që janë të përhershëm dhe pa tel, për të lejuar që protezat të përdoren më gjatë dhe më natyrshëm”, shtojnë ata, transmeton ATSH.

TAGS