Alsat 2020-03-26T16:45:10+01:00
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë prononcimit për mediat sot foli edhe për rastin e parë me koronavirus në Tetovë. Ai tha se pacienti në fjalë është i paralizuar dhe nuk e dimë si mund të ketë rënë në kontakt me virusin. Ai shpjegoi vetë intenerarin e pacientit se më datën 9 mars deri më 23 mars ai ka qëndruar në Entin e Rehabilitimit në Kapishtec, Shkup. Pas dërgimit në Tetovë, për shkak rritjes së temperaturës i është bërë test dhe nëpërmjet repartit infektiv në Tetovë është dërguar për kurim në klinikën infektive në Shkup. Ai po ashtu tha se kanë punuar në mënyrë intensive në Tetovë dhe janë testuar 14 mjekë me të cilët pacienti ka pasur kontakt.
Loading…