Pacolli falënderon Pompeon, thotë se në takimin me Vuçiq mbështeti fuqishëm Kosovën

Pacolli falënderon Pompeon, thotë se në takimin me Vuçiq mbështeti fuqishëm Kosovën

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovë, Behgjet Pacolli ka reaguar pas takimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Përmes një postimi në Facebook ai është shprehur mirënjohës ndaj qëndrimit të Pompeos, për pozicionin që ai e quan parimor në mbështetje të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Dje Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo inkurajoi Serbinë që të përqëndrohet në rifillimin e negociatave me Kosovën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim e përqendruar në njohjen e ndërsjellë.
Sekretari Pompeo potencoj se ata duhet të shmangin provokimet që pengojnë procesin e normalizimit, dhe të angazhohen me frymën e kompromisit dhe fleksibilitetit të nevojshëm për të siguruar një marrëveshje dhe për të zhbllokuar potencialin e të dy vendeve.
Unë jam mirënjohës ndaj Sekretarit Pompeo i cili gjithmonë ka një pozicion parimor në mbështetje të Kosovës dhe në takimet e mia me të gjatë muajve të fundit ai ka shprehur mbështetjen e fortë për njohjen e Kosovës. /Lajmi.net/