Pacolli iu bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Pacolli iu bën thirrje shqiptarëve të bashkohen në raundin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se e vlerëson zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar se tashmë në raundin e dytë të zgjedhjeve, shqiptarët duhet të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“E vlerësoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Postimi i plotë i Pacollit:

“E vlerësoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual. Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë”. /

TAGS