Deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendsoje, Fitore Pacolli, ka thënë se qytetarët dëshirojnë ndryshime rrënjësore në Kosovë.
Ajo ka thënë se VV është në pritje të LDK-së, por sipas saj partia që udhëhiqet nga Kurti është duke prirë.
“Qytetarët e Kosovës po presin që këto ndryshime t’i bëjë Lëvizja Vetëvendosje. Ata nuk po presin që këto ndryshime t’i bëjnë ata që ishin në koalicionin PAN. Ne garojmë për të fituar këto zgjedhje, gjë që po e tregojnë sondazhet”, ka thënë ajo, për RTK.
“Ne jemi në pritje të LDK-së, por edhe LDK-ja e di që Vetëvendosje po prinë”.